Largimi i Roshit, PD: Sfida e Bashës po realizohet me sukses

Pas dorëheqjes së Elvis Roshit ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD.

Ka qenë deputeti i PD Eduard Halimi që me anë të një statusi në FB e cilësoi dorëheqjen e Roshit si “realizim të sfidës së Bashës për një klasë politike të pastër”.

“Largohet Rroshi, sfida e Bashes per nje klase politike te paster po realizohet me sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur miq, Lulzim Basha kishte te drejte prej fillimit. Ishte vetem ceshtje kohe. Me pak se nje vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falenderim partnereve qe bene te mundur miratimin e ligjit per dekriminalizimin dhe zbatimin rigoroz te tij.

Ne dhe PS nuk kemi qene dhe kurre nuk do jemi njelloj. Rekordet e tmershme kriminale kurre nuk mund te fshihen dhe partneret po I sjellin cdo dite. Klasa politike duhet te pastrohet nga individet me rekorde te tmershme kriminale.

Sfida e Lulzim Bashes per te pastruar politiken, filloi te realizohet.

Suksese qytetareve te ndershem te Kavajes ne zgjedhjet e reja te kesaj vere, per nje kryebashkiak te denje.”, shkruan Halimi.

Dhe në një pikë ka të drejtë. PS dhe PD nuk mund të jenë njëlloj, pasi Roshi dha dorëheqjen pasi u zbulua dënimi, ndërsa PD po mbron me gjithë forcat Flamur Nokën pavarësisht se ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?