Largimi i Yuri Kim, PD i përgjigjet Xhaçkës: Përpjekje për të shpëtuar nga turpërimi

Dje ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka shpjegoi për Twitter-in e Ministrisë që ajo drejton mbi mbarimin e mandatit të ambasadores amerikane dhe procedurat e zëvendësimit, ka ardhur edhe reagimi i selisë blu.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Ndrikull Olta e investimeve strategjike në punët e brendshme dhe Miss Xhaçka e punëve të jashtme janë bërë bashkë dje në një konferencë për shtyp, që në formulim i ngjante Bukrës së Portokallisë.

E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online që i bëi Ministria e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash të qeverisë më të korruptuar të Europës, Xhaçka luajti budallain që mendonte të bënte budalla median dhe publikun.

Ajo herë thoshte se ashtu e do puna, herë se nuk është puna ashtu apo se nuk është puna aty.

Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazës së dashur të Rilindjes: Fajin e ka Saliu.

Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e bëri nga frika se mos kryetari i opozitës e bënte para shefit të saj.

Pra ishte përpjekje për ta shpëtuar nga turpërimi dhe është më mirë kur të turpëron i joti.

E urdhëruar nga Rama për të diskredituar dhe kërcënuar ambasadoren, ministrja strategjike i gjen një rol protagonisti Berishës në gjellën e një dashurie të ftohur në të cilën kryetari i PD të vetmin protagonizëm ka denoncimin që herët të saj, si njeë akt kundër interesit publik.

Rënia nga sevdaja e Ramës me Kim dhe Kimit me shpurën e Ramës, nuk është problem i Berishës dhe opozitës, por vetëm parashikim i tyre.

Ashtu si denoncimi i kahershëm për avionë droge që socialistët i quanin mushkonja dhe ambasadoret i jepnin flete lavdërimi qeverisë për sukseset në luftën kundër drogës, edhe evidentimi i dhe denoncimi i korrupsionit të natyrave të ndryshme mes qeverisë dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismën e vet në kohë. Në veçanti denoncimi i përdorimit me sukses të këtij korrupsioni për të mashtruar qeverinë e saj dhe ndëshkuar luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe ndihmuar qeverinë më të korruptuar të kontinentit.

Në këto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres së jashtme që ishte fundi i kronikës së një dashurie të paralajmëruar.

Në gjuhen e Ambasadores

GONE WRONG!

SHKARKO APP