Largohet pas 32 vitesh nga Kongresi Amerikan, Basha për Engel: Faleminderit për mbështetjen gjatë 3 dekadave
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur mirënohjen kongresmenit Eliot Engel, të cilin e quan një avokat të palëkundur të vendit tonë.
Përmes një postimi në Twitter, teksa ka publikuar një foto me të, Basha i thotë faleminderit Engel për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Nato.
”Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Nato. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”,-shkruan Basha.
My deepest gratitude to our precious friend and strong advocate @RepEliotEngel. Thank you for your indispensable support over 3 decades, leading to 🇽🇰 independence & democratic transition in 🇦🇱,including NATO membership. Looking forward to continuing our unfinished work together! pic.twitter.com/tO5Tsis1Lp
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 3, 2021