Laura Boldrini shpallet “Qytetare Nderi e Kukësit”
Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini u shpall sot “Qytetare nderi e Kukësit” me motivacionin “Për kontributin dhe humanizmin e veçantë në menaxhimin e krizës kosovare të vitit 1999”.
Boldrini merr këtë titull, me propozim nga kryetari i parlamentit shqiptar, Ilir Meta.
Ky vendim ishte miratuar nga Këshilli Bashkiak para disa ditësh, ndërsa sot u shpall nga kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu, në një ceremoni të veçantë.
Laura Boldrini ndoqi gjatë gjithë kohës çështjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës në 1999 dhe për disa muaj qëndroi në Kukës në mbështetjeve të kosovarëve të dëbuar nga serbët.
Personalisht është kujdesur për sistemimin e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Boldrini ka mbajtur qëndrime të hapura dhe publike në favor të çështjes shqiptare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë qëndroi në krye të zyrës së UNHCR-së në Prishtinë ku u kujdes për kthimin dhe rindërtimin e jetës së shqiptarëve të Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

