LDE i bashkohet Koalicionit me PD
Diten e sotme ne Seline Qendrore te Partise Demokratike u zhvillua takimi zyrtar mes Kryetarit te PD z. Lulzim Basha dhe Kryetarit te LDE z. Arian Galdini, se bashku me delegacionet respektive. Ky takim permbylli nje faze te gjate bisedimesh mes dy Partive, per te deklaruar edhe vendimin e LDE per tiu bashkuar Koalicionit Opozitar te drejtuar nga PD.
Me pas Lulzim Basha dhe Arian Galdini dolen para mediave ku edhe shpallen bashkepunimin mes PD dhe LDE si edhe sfiden e re te Koalicionit Opozitar per te ngritur nje komunikim shpresenxites per te perputhur rolin opozitar te Partive Opozitare, me gjendjen Opozitare te forte qe kane qytetaret shqiptare. Trajektorja e re e Opozites do te ece krah per krahe me qytetaret per qytetaret, deri ne fitoren bashke me qytetaret ne zgjedhjet e ardhshme. Arian Galdini i pyetur nga gazetaret per ceshtjen e nderrimit te mbiemrit nga Arian Saliaj ne Arian Galdini sqaroi se: “Une jam Arian Saliaj, i biri i Pelumb dhe Teuta Saliaj. Kam lindur ne Lushnje. Jam krenar si Arian Saliaj, sikurse jam krenar si Arian Galdini. Une i kam lene gjurmet e gishtave te mij ne Ambasaden Amerikane dhe ne Ambasaden Britanike. Mbiemrin e kam ndryshuar vetem per shkak te besimit tim ne Zot. Thjesht jam perputhur plotesisht per te qene ne paqe me shpirtin, formen dhe besimin tim ne Zot. Dekrimknalizimi eshte nje fitore e PD dhe Opozites. Une nuk jam anonim, e nuk vij nga asgjeja. Kam 25 vjet qe jam aktivist politik, civil dhe publik. Nuk eshte sekret ndryshimi i mbiemrit tim. Kam qene aktivist politik, publik dhe civil si Arian Saliaj, e kam vazhduar njelloj edhe si Arian Galdini. Nuk kam fshehur kurre asgje, e nuk kam pse te fsheh asgje perderisa besimi im ne Zot me kerkon te jem krejtesisht i paster, i ndershem me integritet te plote para Zotit, njeriut, ligjeve, Kushtetutes dhe Institucioneve”.
KOHA JONË SONDAZH

