Ledio Bianku: Jemi këtu për pushtetin e Kushtetutës

Në orën 17:33 Presidenti Ilir Meta i është bashkuar manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas mbërritjes së kreut të shtetit dhe mjaft figurave publike që e shoqëronin atë, manifestimi nisi me këndimin e himnit kombëtar.

Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur para Presidencës, në sheshin “Nënë Tereza” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me lule dhe flamuj kuq e zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalën e parë e ka mbajtur aktori Neritan Liçaj, i cili tha se në këtë shesh shqiptarët kanë dalë për të mbrojtur shtetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juristi Bianku u shpreh se “në një vend ku Presidentit nuk i njihet e drejta kushtetuese, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë. Jam këtu jo për pushtetin e partive, por për pushtetin e Kushtetutës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?