Lefter Maliqi: Bojkotojeni Kryemafiozin që tallet me shqiptarët, duke bërë fushatë me brekushe, dajre e humor kaps

Nga Lefter Maliqi

Bojkotojeni këtë Kryemafioz që vazhdon të tallet me shqiptarët, duke bërë fushatë me brekushe, dajre e humor kaps.

Të dashur miq!
Kryemafiozi i ashtuquajtur Kryeministër, pasi e zhvati dhe e rropati këtë vend, po tallet në mënyrën më të neveritshme me shqiptarët.
Ashtu si në 2017-ën, ky njeri po bën fushatë vetëm me muhabete kafeneje dhe të degjeneruara, pa asnjë program zhvillimi.
Në fakt, ky edhe programin më perfekt të hartojë, s’ka njeri mbi tokë që e beson apo e merr më seriozisht.
Por përtej kësaj, ky Kryemafioz po kërkon mandatin e tretë vetëm duke marrë një mikrofon në dorë e duke folur çfarë i vjen për mbarë një të diagnostikuari me ‘probleme mendore’, me batuta bajate, me humor kaps, e me një gjuhë ordinere ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Ku ka vend në botë, që një Kryeministër, pasi ka keqqeverisur 8 vite, kërkon një mandat të tretë, duke bërë një fushatë vetëm me brekushe-çitjane, e me fjalime lajthitëse të degjeneruara.
Pas tepsisë, kërkoi timonin me brekushet e Enverit dhe pa asnjë program, duke e kthyer skenën e fushatës në një parodi të nivelit karagjoz.
Ky del para shqiptarëve si Kryetar i Rilindjes, dhe tallet me një gjuhë ordinere, e në fund duartrokitet dhe gajasë vetëm çetën e tij të korruptuar, sepse socialistëve i vjen turp kur e dëgjojnë, e jo më ta votojnë.
Pasi janë braktisur e grabitur për 8 vite, shqiptarët kanë nevojë të dëgjojnë alternativ qeverisëse, me program si në çdo vend normal të botës, e jo të dëgjojnë karagjozlliqet e këtij Kryemafiozi 24 orë në ditë.
Duke parë opozitën përditë që ofron alternativën e detajuar e me fokus ekonominë, që ky e ka grabitur e ndarë me bandat dhe oligarkët e tij, ky Kryemafioz po ziliqoset dhe ka filluar që sa hapë sytë në mëngjes, urdhëron ushtarët e tij të prrallisin ndonjë gjë në Facebook, me gjoja investimet imagjinare që ka bërë qeveria e Rilindjes.
Koha kur bëje fushtë për tepsi e timon, me brekushe e humor kaps, ka përfunduar.
Ti o Kryemafioz, edhe po të blesh gjithë ekspertët më të mirë në planet, për të hartuar një program dinjitoz qeverisjeje, ti nuk ke më shpëtim, sepse CV-ja jote e 2 mandateve është bloz.
Prandaj, unë them që as fushatë të mos bësh, por mbyllu në bunkerin tënd të vetmisë e përbuzjes së madhe, dhe zhgarravit ndonjë pikturë si ato që do të ti grisin sapo të hyjnë në zyrën tënde për të qeverisur pas 25 prillit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?