Lefter Maliqi: Dorëheqja ime nga PD – Koha për vepra jo për fjalë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish-deputeti Lefter Maliqi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PD-së së Otllakut në Berat, për të plotësuar në mënyrë sa më të mirë angazhimet e tjera të PD-së.

Maliqi ka akuzuar mediat se kanë keqpërdorur dhe manipuluar me letrën e tij të dorëheqjes si mungesë besimi ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha. Po sot Maliqi ka sqaruar veprimin e tij, duke e argumentuar me faktin se dorëhiqet nga posti i kreut të PD-së së Otllakut për të plotësuar sa më mirë detyrat e tjera që i ngarkon PD.

Reagim i Lefter Maliqit…!

Swiss Digital Desktop Reklama

“Koha për të ecur përpara, cdo keqinformim dashakeqës më motivon për të punuar më fort pranë banorëve, mbështetësve dhe votuesve!

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa herë që votohet me emër në listat e votimit gjithmonë pa delir kam fituar si në pushtet lokal por edhe brënda forcës politike, pasi asnjëher s’kam frikë nga përballja reale, por dhe kur është votuar forca politike PD kam fituar në zonat që kam mbuluar.

Një kopje të kërkesës drejtuar degës PD Berat e keni në fotot e mëposhtme.

Koha për vepra jo për fjalë, për vota në bazë jo për servilizma, kulisa, intriga, koha për aftësi, sfida, përballje dhe jo për zyra e kafene.

Koha për kontakte, takime ne cdo lagje, fshat, qytet, ne fusha, kodra e male, t’u kthejmë shpresën, besimin dhe të fusim frymën e bashkimit dhe të fitores!”- shkruan Maliqi ne “facebook”.

dokumenti-i-maliqit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?