Lefter Maliqi: Duhet të lindi një opozitë e fortë kundër dyshes Lul brava-Ram droga

Ish-deputeti Lefter Maliqi, thotë se sot vendi ka nevojë për një opozitë të fortë, që të dalë e të luftojë kundër dyshes Basha-Rama.

Nisur nga protesta e djeshme, ai thotë përmes një postimi në facebook se kryeministri ka peng Bashën, ku policia e Ramës me kërkesë të kreut të PD-së, për të tradhtarit dhunuan, gjakosën, helmuan demokratët në shtëpinë e tyre.

“Ky çift tradhëtarësh të interesave të shqiptarëve! Këta dhunues të demokracisë dhe pluralizmit! Këta diktator të rinj po mundohen ta shuajne opozitën dhe ta zgjasin këtë gjendje deri në zgjedhjet më të afërta që ta gjejnë opozitën të pa pregatitur në bazë”.

Postimi i plotë

Nuk janë muret as Selia ajo që sjell ndryshimin por është fryma, optimizmi, puna në bazë, fitorja e bashkive dhe më pas thirrja e antarësisë, mbështësve nën drejtimin e opozitës dhe pushtetit lokal në revolucion demokratik, pjesëmarrje e përmasa të mëdha deri në shembjen e narkoshtetit dhe dyshes së korruptuar; tradhtarit e bashkëpunëtorit Luli dhe kryhajdutit Rama.

Rama ka peng Lulin! Kjo u vërtetua dje 100%. Ku policia e Ramës me kerkesë të Lul tradhtarit dhunuan, gjakosen, helmuan demokratet në shtepinë e tyre.

Ky çift tradhëtarësh të interesave të shqiptarëve! Këta dhunues të demokracisë dhe pluralizmit! Këta diktator të rinj po mundohen ta shuajne opozitën dhe ta zgjasin këtë gjendje deri në zgjedhjet më të afërta që ta gjejnë opozitën të pa pregatitur në bazë.

Thirrja ime e sinqertë është: Godina aty është, një ditë do merret nga Demokratët, por punoni fort në bazë, krijoni struktura në çdo lagje, fshat, qytet, qendër votimi! Me besim, shpresë e optimizëm, përmes një opozitë të fortë do mposhtim dyshen e korruptuar Lul brava dhe Ed droga.

Pushtetin lokal dhe gjithë institucionet që Lul brava i dhuroi Ram drogës duhet t’jua marrim dhe rikthejmë opozitës për të shpëtuar demokracinë dhe pluralizmin politik. Lul tradhëtari s’ka mbështetje, s’fiton dot asnjë deputet dhe asnjë bashki.

Do ik me turp nga politika! Koha nuk pret! Baza na therret të punojmë, të bashkohemi, të mposhtim nga baza të keqen duke fituar çdo sfidë elektorale, kundër pengut dhe pengmarrësit të demokracisë.

SHKARKO APP