Lefter Maliqi: ERTV-ja si Covid-19, sëmundje ngjitëse për njerëzit
Lefter Maliqi, deputet i opozitës në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ERTV-ja është si Covid-19, sëmundje ngjitëse për njerëzit.
“Cfarë lirie kërkojmë ne? Kur këtë liri se kanë mediat? Cthotë beu i Surrelit bën populli, madje me liridalje dhe burrat do dalin të fundit. Sa herë shfaqet Ertv-ja pasqyrohet menjëherë në çdo media si virus.
Postimi i plotë i Lefter Maliqit:
Beu i Surrelit si Nastradini. Ertv-ja si COVID-19. Ertv sëmundje ngjitëse për kanalet televizive, COVID-19 sëmundje ngjitëse për njerëzit. Cfarë lirie kërkojmë ne? Kur këtë liri se kanë mediat? Cthotë beu i Surrelit bën populli, madje me liridalje dhe burrat do dalin të fundit. Sa herë shfaqet Ertv-ja pasqyrohet menjëherë në çdo media si virus.
A e kuptoni që mirë stresi në izolim në shtëpi por dhe ky stres ju duhet në çdo media, të shikoni beun e Surrelit. Po si ka mundësi nuk keni çfarë të jepni, të qetësoni njerëzit? Më mirë jepni filma vizatimor ( Tomi e Xherri ) më mirë jepni filma për fëmijë Taulanti kërkonte një motër, Mimoza llastica, Tomka dhe shokët e tij, Shoku ynë Tili, Përrallë nga e kaluara sesa jepni beun e Surrelit çdo ditë.
A e kuptoni që po gaboni rëndë? Mirë ai është i sëmurë por sëmuret gjithë popullin. Dalja e Beut të Surrelit çdo ditë në Tv është fatkeqësi me vetë.