Lefter Maliqi: Estradë dhe aktrim rilindas! Një vit komision hetimor farsë në mbledhje të kota, morën lekët e…
Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi e cilëson komision farsë, komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Në një postim në “Facebook” duke iu referuar raportit të sotëm të maxhorancës, Maliqi shkruan se Presidenti është sovran i unitetit kombëtar dhe mbrojtës i Kushtetutës.
Nga Lefter Maliqi
Portokalli, estradë, aktrim Rilindas…?Miq po e ndiqni komisionin hetimor për Presidentin – Portokallinë, estradën, aktrimin e Mao-Taos se Rilindjes??. Vendimi: Presidenti sovran i unitetit kombëtar dhe mbrojtes i Kushtetutës?. Një vit komision farsë hetimor mbledhje pas mbledhjesh, akuza qesharake, dërgime shkresash në Venecia dhe fund, presidenti ka të drejtë. Pra komisioni farsë, aktrues, leket tuaja i marrin për mbledhje të kota. Shumë deputetë janë shpërblyer nga 3-4 komisione e udhëtime jashtë vendit etj. Këta vetëm aktrojnë me fatkeqësitë tuaja, pas tërmeteve derdhin lot krikodili këtu në parlament dhe vinin me përparëse e garushde u ndanin miell e sheqer dhe u ndanin ushqime. Në pandemi e njëjta gje, ky parlament kjo qeveri ka marrë fund. Vetëm aktrim, dhe votime kundër interesave tuaja, këtu votohen PPP-të për Oligarkët dhe çdo ligj kundër interesave tuaja. Ky sekt kriminal me enrin Rilindje me parlament e institucione të kapura, me banda e oligarkë, me krim e drogë, me korrupsion galopant duke varfëruar e shpopulluar vendin, duke penguar integrimin Europian duhet shkatërruar me çdo mjet demokratik. Ndryshimi do ndodhë, rotacioni i pashmangshëm???????.