Lefter Maliqi: Fatale, çdo manovër për sabotimin e marrëveshjes. Ramën e pret dështimi në zgjedhje
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar sërish për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, e cila me sa duket kundërshtohet të firmoset nga disa prej deputëtëve brenda Kuvendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se Partitë Popullore Europiane kërkojnë që të votohet marrëveshja e arritur mes PS, PD dhe LSI më 5 qershor në rezidencën Amerikane. Nëse kjo nuk ndodh dhe do të ketë sabotim të marrëveshjes nga Rama, sipas Maliqit, dështimi i kryeministri do të jetë fatal.
“PPE të votohet marrëveshja e reformës zgjedhore e dt.5 qershor në rezidencën Amerikane. Faktori ndërkombtar dhe sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo përshëndetën marrëveshjen .Zgjedhjet lokale dhe parlamentare janë afër, çdo manovër e Ramziut për sabotimin e marrëveshjes dhe ndryshime Kushtetuese do jetë fatale për dështimin qe e pret. Kriza e rëndë politike, ekonomike dhe e sigurisë në vend do zgjidhet me zgjedhjet e afërta të lira e demokratike. Ndryshimi do ndodh”, shkruan Maliqi.