Lefter Maliqi: Gjykatat e Durrësit dhe Tiranës goditën farsën e 30 qershorit
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Durrësit, e cila nuk i ka dhënë mandatin kandidates për kryebashkiake të PS.
Në një reagim në Facebook, Maliqi thotë se një vendim të tillë e ka marrë dhe Gjykata e Tiranës.
Postimi i plotë i Lefter Maliqit
Lajm i mire për shqiptarët. Gjykata e Durrësit dhe e Tiranës godet zgjedhjet farsë moniste të 30 Qershorit. Drejtësia triumfoj sot me mos njohjen nga Gjykata e Tiranes dhe Durresit të Kryebashkiakeve, në kundërshtim me ligjin, dekretin e Presidentit dhe regjistrimin jashtë ligjit të Partisë Bindja Demokratike.
E drejta vonon por nuk harron. I bej thirrje gjykatësve te mbrojne ligjin, te mos tremben nga kercenimet mafioze nga gjoja vetingu i Partise ( Rilindjes ) por te mbrojnë shtetin ligjor. Populli eshte sot më shume se kurrë optimist për të ardhmen drejt BE me zgjedhje te lira,te ndershme,gjithëperfshirese.Kam besim dhe Gjykatat e tjera ne cdo Bashki do jene ne sikron me ligjin dhe te verteten duke mos i njohur nga ligjore Kryebashkiaket e rinj te dal nga votime moniste dhe te paligjshme.
Populli sot me shume se kurre eshte me Gjyqtaret e ndershem si rasti i Tiranes dhe Durrësit.