Lefter Maliqi “i jep” mandatin e deputetit Blenard Nonajt: LSI shkon e sigurtë drejt tre mandateve në Berat

Edhe pse fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është futur në pikun e saj të zhvillimeve, kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim gjejnë kohë edhe për të buzëqeshur.

Një moment i tillë është publikuar sot nga kandidati i LSI-së në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi i cili me humor i jep kartën e deputetit kolegut të tij në këtë betejë, mjekut Blenard Nonaj.

Përmes rrjeteve sociale ku dhe publikon pamje nga këto momente, Maliqi shprehet se së bashku me Arditin, Petritin, Ilirin, 2 Esmeraldat, Aurelën, Shkëlqimin, si ekip model dhe fitues shkon drejt 3 mandateve për LSI-në në qarkun Berat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ta gëzosh mandatin Blenard Nonaj! Doktorët i kam pikë të dobët, ua dhuroj me kënaqësi. Së bashku me Arditin, Petritin, Ilirin, 2 Esmeraldat, Aurelën, Shkëlqimin, si ekip model dhe fitues drejt 3 mandateve për LSI-në në qarkun Berat. Fitore”, shprehet kandidati i LSI-së për de[putet në Berat, Lefter Maliqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ta gëzosh mandatin Blenard Nonaj! Doktorët i kam pikë të dobët, ua dhuroj me kënaqësi. Së bashku me Arditin, Petritin,…

Pubblicato da Lefter Maliqi su Martedì 13 aprile 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?