Lefter Maliqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PD në Berat

Ish deputeti Lefter Maliqi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së në Otllak të Beratit. Njoftimi është bërë nga vetë Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky i fundit nuk jep arsyen e kësaj dorëheqjeje, por burime të sigurta i thanë Citynews se, ky veprim mund të ketë ardhur për shkak të mosbesimit ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Postimi i Lefter Maliqit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorëhiqem nga kryetar i grupseksionit të Pd-së Otllak dega Berat.! Të dashur miq për të futur frymën e bashkëpunimit drejt një organizimi dhe angazhimi më të mirë drejt fitores së zgjedhjeve të 2017-ës dhashë dorëheqjen nga kryetari i grupseksionit të Pd Otllak-Berat i zgjedhur me rreth 90% të votave, gjatë takimit me strukturat për arsye të angazhimeve të tjera në qarkun Berat dhe si anetar i këshillit kombëtar të PDSH-së!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky grupseksion në 2013 doli forcë e parë politike merreth 2600 vota dhe me 500 vota më shumë se 2009 duke 5 fishuar votat.Të vendosur,të bashkuar për të qënë model si drejtues seksionesh e grupseksioni shembull në qarkun Berat duke dalë forcë fituese me mbi 3000 vota,shëmbull që do ndiqet nga të gjitha grupseksionet e tjera për rritje në vota. Mbështeta hapur me konsensus në mënyrë unanime për kryetar grupseksion z.Muharrem Hoxha ish kryetar grupseksioni ish kryetar komune,demokrat qëndrestar dhe i përkushtuar në cdo fushatë. Të vendosur së bashku për të fituar mbi 3000 vota si forcë e parë në këtë grupseksion, pasi fryma,bashkepunimi përkushtimi,organizimi dhe drejtimi janë prioritete të këtij grupseksioni model për Fitore.!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?