Lefter Maliqi: KÇK do të godasë opozitën, do ia dëgjoni krismën

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se paketa “antiKÇK” u miratua për të goditur opozitarët dhe jo gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Nga foltorja e Kuvendit ku ka thirrur në interpelancë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, deputeti tha se do “ia dëgjoni krismën”.

“Interpelanca e parë është me ministren e Drejtësisë, minitrja është edhe drejtuese e task-forcës, drejton një nga ministritë e rëndësishme, e kemi parë me akuza ndaj ligjit KÇK, se këta e mbyllën antimafian, KÇK paska të bëjë me të dënuar, as me gjyqtarë e prokurorë, por do ia dëgjoni krismën, kësaj policie-shtet që do jetë ndaj opozitarëve dhe jo ndaj oligarkëve të tyre që po pastrojnë paratë me ndërtime në Tiranë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?