Lefter Maliqi, kryeministrit: Keni 7 vjet me maska dhe ropët miletin!

Sot në Kuvend deputeti Lefter Maliqi ka hedhur një sërë akuzash të rënda ndaj qeverisë në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Maliqi e ka akuzuar qeverinë se po bën vetëm show mediatik dhe nuk po e menaxhon siç duhet situatën.

Maliqi iu bëri thirrje deputetëve të heqin maskat jo ato kirurgjikale, por ato të fytyrave dhe mos jenë si aktorë të pështirë.

”Këta kanë nja 7 vite që janë me maska, por dua t’ju them që në të dyja fatkeqësitë, edhe në tërmet edhe në pandemi, kemi parë aktrim dhe madje këta janë aktorë të pështirë. Ministra me garuzhde dhe përparëse, madje dhe me lotë krokodili, madje dhe me qese. Thonë 200 mijë familje, shifra mashtruese ndërkohë që kanë gjithë pushtetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos kini frikë hiqini maskat. Keni marrë 2 autoambulanca, ky mbrapa e di veten prefekt, ka nxjerrë ushtrinë, luftë me mullijtë e errët. Ç’luftë more, kjo është sfidë që do e kalojmë me këshillat e ekspertëve. ”- tha Lefter Maliqi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Thirrja e deputetit në Kuvend/ Maliqi: Mos dëgjoni Ramën, me kë jemi në luftë, me kë po luftojmë?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?