Lefter Maliqi: Më 25 prill ndodhi grabitja më e madhe e votave në histori. U shpërndanë para krimi, u bënë legalizime në kohë fushate

Kandidati për deputet i LSI-së Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se Rama në zgjedhjet e 25 prillit nuk mori as 55 mandate, pasi të tjerat ishin të vjedhura.

LSI pretendonte 20 mandate, por kjo organizatë kriminale goditi aktivistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. PD-në e lanë pak a shumë të lirë. Kjo sepse dihej se LSI kishte rol kyç në fitore. Besoj se Rama nuk do ta gëzojë mandatin. Rezultati përfundimtar do të hetohet, do nisë numërimi fletë për fletë i votave. Presim edhe ndryshim rezultati, edhe pse me blerje votash. U vodh demokracia.

U bë krimi më makabër, edhe në 1996 nuk ka ndodhur kjo gjë. Rama nuk mori as 55 mandate të pastra, sepse pjesa tjetër është grabitje votash. Do të bëhet numërimi i votave fletë për fletë, do të shkojë në të gjitha organizmat ndërkombëtarë, të jeni të bindur se reagimi do jetë i madh. Duhen bërë edhe protesta për situatën e rëndë ku jemi. Këtë vjedhje të madhe nuk e pranoj. Rama është djall në shpirt. Meta është problem për Rilindjen, është “kafshë politike” po të jetë në bazë. Thirrjet e tij janë për mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha Maliqi.

Lefter Maliqi nënvizoi se zgjedhjet ishin një vjedhje e hapur, duke shtuar se votat u fituan nga krimi e bandat.

“Banditët me paratë e pista të PPP dhe të drogës, e lekëve të marra borxhe në Europë, i bën presion administratës së shtetit,  duke blerë votat. Zgjedhjet nuk i njoh dhe opozita nuk i njeh zgjedhjet. Kjo ishte një vjedhje e hapur. Votat erdhën nga krimi e bandat. Mund të themi se nuk ka Prokurori dhe polici, më saktë nuk funksionojnë. Krimet elektorale të Dibrës dhe të Durrësit dihen shumë mirë e nuk ndodh asgjë, s’ka procedime a arrestime. Rama ka shtrydhur Majkon dhe Lleshajn, duke i nxjerrë në rrugë. Kemi banda, policë, përdorën legalizimet, përdorën lekët e shtetit, shantazhimi që u bë, u rritën listat e përkrahjes sociale në muajt e fundit, nuk ka ndodhur kurrë grabitje kaq e madhe votash. Nëse opozita pranon këtë rezultat, ta gëzojë diktaturën. Në këto zgjedhje u vodh e ardhmja”, u shpreh Maliqi.

SHKARKO APP