Lefter Maliqi: Më 25 Prill Rilindja karantinohet pa afat!

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se sekti i “rilindjes” që udhëhiqet nga Edi Rama do të futet në karantinë pa afat pas 25 prillit.

Përmes rrjeteve sociale, Maliqi se pas 8 viteve “pushim” nën sundimin e Ramës, shqiptarët duan të rifillojnë jetën me të gjitha të mirat që meritojnë.

“Më 25 Prill, Rilindja karantinohet pa afat! Vazhdojmë takimet intensive, pa pushim, sepse pushimin shqiptarët e kanë bërë 8 vite dhe tani duan të rifillojnë jetën me të gjitha të mirat që meritojnë, duke nisur nga puna dhe trajtimi si qytetarë evropianë.

Qytetarët nuk rrinë asnjë minutë pa na takuar, sepse sytë i kanë te Opozita e Bashkuar. Kur them që Berati i jep 3 mandate LSI-së, si bekimi i fitores së madhe të Opozitës së Bashkuar, nuk e them bazuar në dëshirë personale, por në atë që shoh dhe ndjej ditë e natë kur takoj me qindra-mijëra qytetarë. Edhe pak na ndan nga ndryshimi i madh për Shqipërinë, Shtëpinë Tonë”, shprehet Lefter Maliqi.

Me 25 Prill, Rilindja karantinohet pa afat! Vazhdojme takimet intensive, pa pushim, sepse pushimin shqiptaret e kane…

Pubblicato da Lefter Maliqi su Martedì 30 marzo 2021

SHKARKO APP