Lefter Maliqi: Me çfarë bilanci feston sot Kryemafiozi?! Me pazaret për territoret, me shitjen e Detit, apo me sekuestrimin e pasurive të Shqipërisë në Europë?!

Nga Lefter Maliqi

Me çfarë bilanci feston sot Kryemafiozi?! Me pazaret për territoret, me shitjen e Detit, apo me sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në Europë?!

Të dashur miq!
Duke ju uruar festat, pavarësinë dhe çlirimin e vendit, ju premtoj se ky do të jetë Nëntori i fundit me një Kryeministër tradhtar të Kombit dhe interesave Kombëtare, Shqipëri e Kosovë.
Me çfarë bilanci feston sot ky Kryemafioz?!
Me çfarë fytyre feston sot 28-Nëntorin, ky Kryetradhtar i Kombit shqiptar, ky Kryepazarxhi i trojeve dhe pasurive shqiptare?!
Po feston për sekuestrimin e pasurive të Shtetit shqiptar nëpër Evropë, pasi nuk shlyen 110 milionë eurot e Bechettit?!
Po feston për pazarin e shkëmbimit të Territoreve të Kosovës me vllaun e tij të zemrës dhe xhepit, Aleksandër Vuçiç?!
Po feston tentativat e fshehta për ti shitur Detin Greqisë?!
Kryediktatori i Rilindjes së krimit dhe korrupsionit, thjeshtë e bën pis nderimin e ketyre ditëve të rëndësishme që shenjuan Shtetin Shqiptar, pasi Shekullin e sakrificave e të luftrave për Shtetformim, ky i ka hedhur poshtë në 8 vite qeverisje, duke e degdisur Shtetin Shqiptar në ditët e tij më të këqija.
Nuk ka ditë të mos dëgjojmë skandale që mbajnë firmën e Rilindjes dhe Kryediktatorit të saj.
Nëse ka një përgjegjës që ka kapur institucionet dhe po mban peng Gjykatën Kushtetuese, ai është Edi Rama.
KED e Edi Ramës po e mban peng qëllimisht procesin deri sa të bëhen zgjedhjet më 25 Prill, por kjo është një tjetër arsye që do të sjellë fundin e tij politik.
Opozitës së Bashkuar i mjaftonte vetëm kauza e pengmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, për tu lëshuar në protesta, sepse jemi vendi i vetëm në Botë, ku Kushtetuta trajtohet si ‘fletore për të mësuar dorën’.
I sëmuri psikik, (bërja Kryeministër e të cilit, është thjeshtë aksident historik), ka marrë peng e po mban nën presion të gjitha institucionet e vendit, e rrjedhimisht të gjithë Popullin.

SHKARKO APP