Lefter Maliqi ministres Gjonaj: VIP-at po dalin nga burgjet, brenda janë hallexhinjtë
Deputeti Lefter Maliqi, i pranishëm në Komisionin e Sigurisë ka folur për llirimin e të fortëve, ku ndër të tjera u shpreh se burgjet janë mbushur plot me hallexhinj, ndërkohë që VIP-at po dalin një e nga një. Nga ana tjetër, ai shtoi se parimin e famshëm Kap Ça të Kapësh e kanë brenda vetë qeverisë.
”Lidhur me lirimin e disa te burgosurve ditëve të fundit, KÇK është në çdo cep të qeverisë. Burgjet e Shqipërisë janë mbushur plot me hallexhinj, të burgosurit VIP po dalin një nga një”. Sipas ministres Gjonaj, sistemi ”41 bis” në burgje që pritet të aplikohet do të bëjë që ti jepet fund përfitimeve nga të dënuarit VIP.
”Problematikat në burgje janë të mëdha, me ndryshimet që ne kemi ndërmarrë rezultatet do të jenë pas disa vitesh, jo sot. Nuk kemi lënë pa marrë masa në cdo rast cedimi lidhur edhe me lirimin e të dënuarve që kanë dalë me vendim gjykate, me 41 bisin do të ketë shtim të masave per të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. KÇK nuk është në qeveri, i kemi shpallur lufte korrupsionit e informalitetit, po punojmë që këta të dënuar të rrezikshëm nuk do të përfitojnë amnisti e as ulje dënimi. Nuk kemi mbipopullim në burgje, nuk kemi mbikapacitet në burgje janë 5351 të dënuar”.