Lefter Maliqi: Negociatat nuk hapen nga Edi Mavrija

Nga Lefter Maliqi

Negociatat nuk hapen nga Edi Mavrija. Paturpësitë, intrigat, servilizmi, lëpirja që u bëri piktori i dështuar, më i paafti dhe me i korruptuari në vend për dy ditë në Bruksel kancelarive evropiane që po i mbyllin dyert dhe po i tregojnë që nuk ka më vend si KM i shqiptarëve.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë hapjen e negociatave. Përgjegjësia për moshapjen e tyre mbetet e këtij sharlatani të babëzitur, që na turpëroi me shallvare, mjekër, atlete, çitjane dhe zgërdhirje.

Europa po e thotë qartë që nuk po hapen negociatat se populli, opozita, shoqëria civile duhet të ngrihen në këmbë për zgjedhje të lira e të ndershme me ndryshim sistemi si garanci e Demokracisë. Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me sistem drejtësie të kapur, me kryeprokurore mbi 2 vjet të komanduar e zgjedhur në shërbim të Rilindjes, me institucione të kapura, me korrupsion galopant, varfëri, pasiguri, shpopullim, vendi i parë në bote si azilkërkues, i mbushur me drogë, ku janë kapur e po kapen tonelata me drogë në komtenierë, në brigjet e Italisë e Greqisë, në Turqi, Brazil, Gjermani, Holandë, Angli etj. kncesionet miliona euro, kërcënimet ndaj qytetarëve dhe opozitës dhe burgosja e tyre dhe e të varfërve, zgjedhjet moniste lokale, lista me deputetë e kryebashkiakë me të shkuar kriminale, dosjet 334 dhe 189 të përgjimeve të Bild etj. janë shkaku i moshapjes së negociatave me BE.
Dhe të gjitha këto kanë lidhje dhe janë drejtpërdrejt përgjegjësi e Kryeministrit më të korruptuar e më të dështuar, Edi Mavrija.

 

SHKARKO APP