Lefter Maliqi: Nuk do Rama ta votojë Reformën se po deshi ai ka mbi 100 vota

I ftuar në “Çim Peka LIVE”, ku po diskutohet mbi dakordësinë Pozitë-Opozitë për reformën zgjedhore dhe votimin e saj në Parlament, deputeti Lefter Maliqi u shpreh se, kryeministri Edi Rama i ka në çdo kohë votat për kalimin e saj.

Sipas tij, një pjesë e mirë e deputetëve të “Opozitës Parlamentare” është nën kontrollin e kryeministrit, por ky i fundit nuk e do këtë gjë, shtoi deputeti.

“Unë nuk mbaj përgjegjësi për këta. Unë dyshoj se Rama do që kjo krizë të vazhdojë, të mos votohet marrëveshja. Shumicën e deputetëve të opozitës së re i ka. I ka 100 vota kur të dojë. Unë do të mbështet opozitën legjitime që është jashtë”, tha Maliqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?