Lefter Maliqi ofensivë interpelancash me ministrat: Rama po shmanget
Deputeti i Opozitës Lefter Maliqi foli sot në Top Talk për nismën e tij për të thirrur në interpelancë Ministrat Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj. Deputeti Maliqi lëshoi akuza të forta në adresë të Ministres së Drejtësisë për ndodhitë e fundit në burgje dhe aludoi për skenarë në drejtim të shkarkim/emërimeve në krye të institucioneve të vuajtjes se dënimit. Me Ministrin Lleshaj interpelanca kërkohet për gjendjen e rënduar të situatës kriminale në vend.