Lefter Maliqi: Pensionistët ëndrra e Ramës për mandat të 3-të
Lefter Maliqi, deputet i opozitës në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryeministri Edi Rama po punon që të sigurojë mandatin e tretë përmes pensionistëve. Krahas shkrimit Maliqi poston dhe një foto montazh të Ramës me dy pensioniste.
Lexoni më poshtë shkrimin e deputetit Lefter Maliqi
Rama u thotë pensionisteve aman ikni në shpi,ruani veten,jeni oksigjeni im,ju jeni të shenjtë për karrigen time, votat tuaja më motivojnë të largoj të rinjt dhe trurin,ata s’më duan dhe si dua, të rinjt le të ikin kurse ju ruani veten dhe votoni me zemër✊.Piktorit më shumë i dhimbset mosha e 3-të pasi mosha 70 vjeç e sipër votojnë mbi 70% Rilindjen.Jeta e çdo qytetari është e shenjtë dhe duhet ruajtur e mbrojtur,por koronavirusi kap më shumë moshën e 3-të të cilët me vota mbajnë piktorin deshtak në pushtet. Thirrja ime është , pensionist ju uroj shëndet të plotë dhe zoti ju ruajt por kurrë mos votoni më për piktorin dhe Rilindjen e krimit pasi ju ka vrarë më shumë se koronavirusi , s’ju ka rrit pensionet pasi me lekët e pensionit s’përballoni dot energjjnë,dritat ,telefonin dhe ilaçet,por ju ndau dhe nga fëmijët, nipërit e mbesat nëpër rrugët e botës, zgjidhni në të ardhmen vetminë ,varfërinë, mallin për fëmijët me Rilindjen apo mirëqënien dhe bashkimin me fëmijët. Zoti ju bekoftë në këto ditë të vështira,së bashku do ja dalim,kujdesuni në maksimum për veten,mos dilni nga shtëpitë,mos kontaktoni me të afërmit dhe fëmijët tuaj,ruani distancën,shendeti juaj mbi të gjitha?.