Lefter Maliqi poston videot e Berishës dhe të Bashës: Jemi afër fitores, Ramës i erdhi fundi

Deputeti Lefter Maliqi ka ndarë një video të Sali Berisha askokohe si kryeministër dhe një video të kreut të PD, Lulzim Basha.

Maliqi shprehet se fundi i rilindjes ka nisur numërimin mbrapsht dhe shqiptarët mezi presin të votojnë Opozitën e Bashkuar.

Në vijim postimet e Lefter Maliqit me videot e Berishës dhe Bashës

S’ka Covid-19 që na ndan, do jemi më afër, më pranë, më të bashkuar se kurrë deri në fitoren e përbashkët dhe të shpejtë. Së shpejti pranë jush.

Kthimi i besimit, shpresës do ndodh. Entuziazmi do rikthehet.

Puna e ngelur në vend nga 7 vjet e gjysëm qeverisje mashtruese Rilindase po i vjen fundi.

Së bashku premtimet do i kthejmë në realitet, sfida është e përbashkët me fitore. Ju jeni të parët. Respekte dhe mirënjohje.

Edhe pak ka mbetur, për të përjetuar sërish, madje këtë herë shumëfish, padurimin e shqiptarëve për të votuar OPOZITËN E BASHKUAR, si të vetmen mundësi për ta jetuar jetën aty ku e kanë lënë, 8 vite më parë. Kjo video e pritjes madhështore të kryeministrit të ardhshëm, Lulzim Basha, sot më shumë se kurrë, dëshmon se për FUNDIN E RILINDJES ka nisur numërimi mbrapshtë. PARTIA IME ËSHTË POPULLI!

 

 

SHKARKO APP