Lefter Maliqi: Qeverisja vrastare e Ramziut! Fatura e kurimit nga COVID në kushte shtëpie, mbi 1 milion lekë

Nga Lefter Maliqi

Qeverisja vrastare e Ramziut – Fatura për kurimin në kushte shtëpie, mbi 1 milion lekë

Të dashur shqiptarë!
Keqardhje e madhe që jemi të detyruar ta durojmë deri në prill, këtë qeveri të papërgjegjshme, që edhe këta muaj të mbetur, po na e pi gjakun pamëshirshëm.
Duke e patur mendjen te babëzia e korrupsioni, kjo qeveri po merr jetët e shqiptarëve me neglizhencë dhe papërgjegjshmëri në sistemin shëndetësor.
Secili nga ju tashmë e ka provuar të paktën me një rast infektimni në rrethin e njohur dhe e dini fare mirë se si është realiteti, që nuk ka asnjë lidhje me propagandën që bën përditë Rilindja.
Në rastin më të mirë, tamponi të merret 3-4 ditë me vonesë nga momenti i kërkesës së qytetarit, shto edhe 3-4 ditë të tjera kur të vjen përgjigja, dhe bëjeni vetë llogarinë fatale.
Sikur kjo të mos mjaftonte, shqiptarëve që po kurohen privatisht në banesë, vetëm një prej ilaçeve të domosdoshme, e që shitet kontrabandë dhe vetëm me mik, kushton 300 euro.
Bëjeni vetë llogarinë se sa shkon fatura rrjepëse e të gjithë fazës së kurimit.
Ndërsa Ramziu çon ERTV-në ekskluzivisht në spitale për të bërë filma propagandistiko-elektoralë.
Pikërisht në spitalet, ku 4 shqiptarë janë hedhur nga dritaret dhe kanë humbur jetën.
Pasi e varfëroi, shpopulloi, kriminalizoi, këtë vend, tani Ramziu dhe Rilindja e tij po i rrjep shqiptarët edhe në dyluftimin me vdekjen.
Kjo është thjesht qeverisje fatale!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?