Lefter Maliqi: Rama bën autogolin rilindas me Presidentin

Nga Lefter Maliqi

Nuk i mjafton goli që do hajë në 25 Prill… Ramziu bën autogolin rilindas me Presidentin

Të dashur miq!
Nuk mund të mos reagoja edhe sot pas lajthitjes së radhës nga ‘mbidoza’ që merr Kryemafiozi që kemi për Kryeministër.
Turp e faqja e zezë.
Ramziu bëri autogolin rilindas, duke ndërsyer sekserët e shitur, kundër Presidentit.
Dhe për çfarë?
Se pajisi me pasaportë shqiptare futbollistin ganez të ekipit kampion të Tiranës.
O Kryemafioz, të paktën pyet vëllain tend, që merr vesh nga këto punë, që të mos bësh ‘autogol’, në një kohë kur vetëm ‘po ha gola’.
Po kërkesën Presidentit ia ka bërë klubi i Tiranës o Faqezi, për shkak të procedurave dhe kombësisë së futbollistit për ndeshjen në Zvicër, o i Marrë-Fund.
Nuk ke me çfarë të sulmosh, se të janë ‘shqyer fanella, atletet dhe më kryesorja, nuk ke TOP’, (skuadër jo e jo) o Faqezi.
O Kryemafioz i mbytur në krim e korrupsion, përgatitu për natën e madhe të 25 Prillit.
Sulmet që vijnë nga një njeri që shqiptarët e mallkojnë çdo ditë, vetëm sa i garantojnë fitoren e ndeshjes kundërshtarit, o ‘drogaxhi’.
Mëso, mëso, mëso Ramzi… se ku i dihet, nëse i shpëton burgut… mund të bëhesh mësues kursesh private, te bunkeri i ndëshkimit në Surrel…

SHKARKO APP