Lefter Maliqi: Rama e ka mendjen te pazaret dhe interesat klienteliste, pse e mban të bllokuar Kushtetuesen

Deputeti Lefter Maliqi nga foltorja e Kuvendit u shpreh se Kryeministri Edi Rama e ka mendjen te pazaret, jo te populli.

Maliqi tha se Rama mendon vetëm për interesa të vetat klienteliste, ndërsa shtoi se populli do të ngrihet kundër kësaj qeverie.

“Vdesin me miliona njerëz nga uria dhe sëmundje të tjera, ndërsa ky që s´vjen në Parlament po teston njerëzit sa i mbajnë këto masat që propozon ai, a e pranojnë këtë izolimin si në kohën e Enver Hoxhës, apo jo? Mos kujtoni se Edi Rama e ka mendjen te hallet e njerëzve, jo ai e ka mendjen te pazaret dhe interesat klienteliste. Nëse do e kishte mendjen te hallet e njerëzve, atëherë pse nuk prodhon maska dhe t´ua shpërndajë falas njerëzve”, u shpreh Maliqi.

Në vijim ai shprehu bindjen se shumë shpejt populli do të ngrihet në revoolucionin demokratik dhe Kryeministri dhe kjo qeveri do të mbajnë përgjegjësi.

“Shqiptarët do të ngrihen në revolucion, do e shikoni që shumë shpejt do të ndodhë. E mblidhni Parlamentin për gjëra që i interesojnë Edi Ramës, pse e mbani të bllokuar prej 3 vitesh Gjykatën Kushtetuese? E mbani të bllokuar sepse po miratoni ligje anti-Kushtetuese, si ky i sotmi për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore me dy muaj. Zhbllokoni ngritjen e Kushtetueses dhe boll e mblodhët Parlamentin sa herë keni ju interesat tuaja”, tha më tej Maliqi.

Ruçi tha se maskat duhet të mbahen, Maliqi ndez ”përçarjen”: Më bëhet qejfi që socialistët e vjetër…

 

SHKARKO APP