Lefter Maliqi: Rama po e mbyt Shqipërinë në borxhe. Emergjente rrëzimi i tij
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me lajmin se qeveria ka kërkuar 80 milionë euro borxh te Banka Botërore për koncesionet.
Në një postim në Facebook, Maliqi shprehet se “Rama shkatërroi demokracinë duke zaptuar institucionet, po shkatërron dhe ekonominë dhe të ardhmen e vendit në BE”.
Postimi i Maliqit
I mbyturi të mbyt. Ramziu mirë vetë është mbytur me zullume, krim, drogë, korrupsion por po mbyt popullin në borxhe. Mirë që e varfëroi dhe shpopulloi popullin por rriti taksat dhe borxhin publik 2-fish. Borxh te BE, borxh te Banka Botërore, borxh miliona euro tek Agon Channel. Ky faqezi pasi shkaterroi demokracinë duke zaptuar institucionet, po shkatërron dhe ekonominë dhe të ardhmen e vendit në BE. Emergjente rrëzimi i tij, krijimi i një Qeverie tranzitore sa më shpejt për të organizuar zgjedhje të lira. Vendi në rrezik. Revolucioni demokratik dhe Rotacioni politik i pashmangshëm.