Lefter Maliqi: Rilindja nuk i shpëton dot gjyqit të popullit shqiptar më 25 Prill
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi deklaron i bindur se sekti kriminal i “rilindjes” që udhëhiqet nga Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot gjyqit popullor të 25 prillit.
“Si vertikal, si horizontal, si me numër, si pa emër fleta e votimit, Rilindja nuk i shpëton dot gjyqit të Popullit shqiptar më 25 Prill.
Jemi të gjithë bashkë për të marrë në dorë fatet e vendit që e plaçkiti Rilindja në 8 vite.
LSI ndez zjarrin e fitores së madhe me 3 mandate në Berat dhe Opozita e Bashkuar bëhet gati për t’i dhënë shqiptarëve ndryshimin që meritojnë”, shprehet Lefter Maliqi.
Si vertikal, si horizontal, si me numer, si pa emer fleta e votimit, Rilindja nuk i shpeton dot gjyqit te Popullit…
Pubblicato da Lefter Maliqi su Giovedì 1 aprile 2021