Lefter Maliqi: Rotacioni politik i pashmangshëm, ndryshimi do ndodhë. Integrimi i vendit në BE i sigurt
Nga Lefter Maliqi
Mao i Surrelit, i tërbuar nga humbja, i frikësuar nga drejtësia, i sëmurë nga mbidoza, i ngopur nga korrupsioni dhe babëzia e pushtetit, i mbetur në panik e ankth për të ardhmen drejt ferrit ose 313-ës, ka mbetur i vetëm kundër të gjithëve.
Mao i Surrelit kundër BE, SHBA dhe interesave të Shqiptarëve. Interesi i tij personal është mbi gjithçka. Për pushtetin e tij Mao bën çdo marrëveshje, madje i ka dhënë provat edhe me djallin, krimin, drogën etj. Ai gris çdo marrëveshje legjitime dhe s’pyet as për ndërkombtarët, as për ligj, as për Kushtetutë.
Aleatët e tij janë tradhtia, mashtrimi, krimi, pabesia, mosmirënjohja. Mao i Surrelit po i frikëson shqiptarët me koronavirusin duke i lënë pa mbrojtje dhe duke menduar se ata do të harrojnë dhe sdo të merren me Ramavirusin, por shqiptarët e kanë të qartë se Ramavirusi është me i rrezikshëm se koronavirusi.
Unë me shokët e mi jemi në koalicion me SHBA dhe BE, kurse gomari ka mbetur vetëm me samarin. I bëj thirrje samarit të distancohet nga gomari i rraskapitur se dhe po doli nga pusi do të ngordhë nga tromboza, pasi nuk i qarkullon gjaku ne tru. Rotacioni politik i pashmangshëm, ndryshimi do ndodhë, integrimi i vendit në BE i sigurt.
https://www.facebook.com/lefter.maliqi/posts/4173560182718442