Legalizimet falas? Basha: Jo, qeveria Rama për disa muaj arkëtoi 1,4 miliardë lekë
Politikë E Martë, 23 Shkurt 2021 18:24
Në vazhdën e denoncime nga PD-ja, këtë herë në ”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i selisë blu Lulzim Basha ka treguar fakte për mos mbajtjen e premtimit të qeverisë në lidhje me legalizimet falas. Teksa ka shpërndarë një deklaratë të Artan Lames në kohën kur ishte në krye të ALUIZN-it, ky i fundit thoshte se janë në periudhën janar-gusht 2015 u arkëtuan 1.4 mld lekë plani vjetor.