Legalizimet, Rama mesazh në mëngjes komentuesit: Mos thuaj plasa
Legalizimet mbetet një tema ku ndjeshmëria e qytetarëve është e lartë, e kjo e ka vënë kryeministrin Rama përballë disa pyetjeve nga qytetarët në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.
Një qytetar ka dalë kundër deklaratave të kreut të qeverisë, duke u shprehur në një koment se legalizimi nuk po bëhet falas.
“Çfarë falas është legalizimi. Babi im pagoi për ta marrë tapinë e shtëpisë, janë vetëm gënjeshtra këto, na plaset duke folur kot”, shkruan Besi Çela në profilin e shefit të qeverisë.
Përgjigjja e kryeministrit nuk ka vonuar mëngjesin e sotëm.
“Besi mos plas po gëzohu i dashur, sepse së pari Babi e mori legalizimin që prej vitesh e priste e nuk e merrte dot dhe së dyti, legalizimi është FALAS, domethënë nuk paguan asgjë si deri dje për gjithë procesin e për dokumentacionin përkatës, po sigurisht që një tarifë për tokën e tjetrit do ta paguante Babi, sepse me ato lek kontribuon që edhe pronari i vjetër, të cilit i’a ka marrë tokën pa e pyetur (por për faj të shtetit, jo të tijin) të marrë edhe ai një kompensim! Kështu që ta gëzoni shtëpinë Besi dhe merr shembull nga Babi që ta ndërtoi shtëpinë me gjak e me djersë e nuk plasi, ndërkohë që ti s’ke ndërtuar asgjë akoma dhe thua plasa”, shkruan kryeministri Rama.
KOHA JONË SONDAZH

