Legalizimet, Rama: Po bëjmë atë që nuk bëri asnjë qeveri e mëparshme

Në një takim me banorë në qytetin e Kavajës, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë leje legalizimesh falas.
Në fjalën e tij para banorëve, Rama theksoi se, qeveria aktuale po bën atë që në 20 vjet nuk e bëri asnjë qeveri e mëparshme. Ai deklaroi se nga viti 2005 deri në vitin 2013 janë shpërndarë 461 legalizime dhe pjesa më e madhe për lokale ndërsa në më pak se një vit po shpërndahen 500 legalizime, pjesa më e madhe për shtëpitë.

“Mirënjohës kryetarit të Bashkisë, i ka qëndruar punëve në kokë dhe i ka shërbyer me përkushtim këtij qyteti dhe komuniteti. Po bëjmë realitet premtimet. Ju përmendi vazhdimisht një sistem ujësjellësi. Jemi të vendosur që atë që po shikoni dita-ditës duke filluar nga qendra e Kavajës, do ta shikoni pas çdo muaji dhe çdo viti në çdo cep. Në 8 vjet nga 205-2013 ata të cilët e morën 20 vjet rresht pa kushte votën tuaj bënë 461 legalizime, ne bëjmë 500 legalizime në më pak se sa një vit. Nga ato 461 legalizime 80% ishin hotele, biznese, motele. Ndërsa tani pjesa më e madhe janë legalizime për shtëpitë”, tha Rama.

SHKARKO APP