Legalizimi i kanabisit mjekësor, Flamur Noka: Rama synon të rrisë pazaret e drogës
Për deputetin e Partisë Demokratike, njëherësh edhe anëtar i Komisonit të Rithemelimit, Flamur Noka vendimi i qeverisë që është pro legalizimit të kanabisit mjekësor, është një synim i kryeministrit Edi Rama që të rrisë pazaret e drogës.
“Pasi e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Europës, pasi shtetin Shqiptar e shndërroi në narkoshtet, pasi kanabisin e shndërroi në kulturën e vetme bujqësore në Shqipëri, pasi e ktheu vendin në shesh betejë mes bandave të drogës.
Sot me një të ashtëquajtur anketë, Edi Rama kërkon tu imponojnë shqiptarëve kanabisin si gjë të ligjshme. Këtë legalizim përpiqet tjua shesë shqiptarëve si rrjedhojë e një ankete, që është një fallsitet i organizuar nga PS dhe celulat e krimit të organizuar. Kjo që po bën sot është legalizim i krimit të organizuar, pazareve të drogës dhe bandave”.
Për të Shqipëria nuk është në kushtet për të përfituar poziivisht në rast se do të legalizohet kanabisi mjekësor. Partia Demokratike e ka parë që në nisje Këshillimin Kombëtar me skepticizëm, duke e konsideruar propagandë të qeverisë Rama 3.