Leka Bungo letër Presidentit Meta: Dekoro gazetarët e mëdhenj Agron Çobani dhe Alfons Gurashi

Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo i ka bërë sot një thirrje publike Presidentit Ilir Meta që të dekorojë dy gazetarët e njohur Agron Çobani dhe Alfons Gurashi.

Përmes një letre drejtuar Kreut të shtetit, Bungo shprehet se dy emrat e këtyre gazetarëve mund të jenë ndoshta të vetmit për vlerat e të cilëve nuk ka nevojë të pyetet.

Letra e plotë:

“Presidentit të Republikës Z. Ilir Meta

Meqenëse askush nga Institucioni ku “lindën” dhe “vdiqën” nuk është kujtuar gjer më sot për ta , në emër të miqve më të afërt, do të kërkoja të shihnit mundësinë për Dekorimin e PIONERVE dhe njëherit VETERANËVE të Radio Televizionit Shqiptar , gazetarëve të mëdhenj Agron Çobani dhe Alfons Gurashi.

Ndoshta mund të jetë nga rastet e pakta që JU nuk do të keni nevojë të pyesni për VLERAT e tyre. Të dy të mëdhenjt e Mikrofonit dhe Ekranit shqiptar, këto ditë do të kremtonin Tetëdhjetë vjetorin e lindjes.

Besoj se këto rreshta nuk janë vetëm Lutje e miqve të tij por e… Leka Bungos.

SHKARKO APP