Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.9 pranë Durrësit

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 00:15 në afërsi të Durrësit. Qendra sizmike europiane raporton se lëkundjet kanë qenë të 4.9 të shkallës rihter.

Disa minuta pas lëkundjeve të para ka pasur dhe një tjetër tërmet, të shkallës 3. 4 rihter.

Eepiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Adriatik, 27 km në veri-perëndim të Durrësit. Lëkundjet u ndjenë në Durrës, Laç dhe Tiranë. Mësohet se lëkudjet patën një thellësi prej 10 km.

Nuk ka raportime për dëme.

SHKARKO APP