Leonardo di Caprio reagon pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë
Aktori i famshëm i Hollivudit, Leonardo di Caprio, ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar.
“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.
Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.
Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan Di Caprio.
KOHA JONË SONDAZH

