Leskaj i përgjigjet Berishës: Nuk kam nip në Selenicë
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në Facebook thekson se skafi i gjetur sot me drogë në Brindisi i përket nipërve të Valentina Leskaj.
Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Nënkryetares së Kuvendit. Me një njoftim për mediat zonja Leskaj thotë se nuk ka asnjë nip apo farefis në Selenisë sicc pretendon Berisha.
“Përmes medias on-line u njoha me marrëzinë e fundit të pseudo qytetarit dixhital të Sali Berishës për përfshirjen e “nipërve të Valentina Leskajt” në ngjarjen e fundit të Vlorës.
Në respekt të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë sqaroj se, për sa flitet e shkruhet është një tjetër shpifje e ulët, në dëm të informimit, të vërtetës publike, por edhe të integritetit tim personal e qytetar.
E vërteta është se unë nuk kam asnjë nip në Selenicë e as në Vlorë, madje as një lloj fisi as të parë, as të dytë, as të tretë, as të katërt; në fakt, asnjë lidhje me këto lloj sajesash.
Do i bëja thirrje publike zëdhënësit të kësaj shpifjeje të kërkojë ndjesë publike për përfoljen e padenjë të emrit tim, por edhe për keqpërdorimin dhe dezinformimin e opinionit publik”,- deklaron Leskaj.
Berisha: Skafi me 1 ton drogë i kapur në Itali është i nipërve të Valentina Leskajt
KOHA JONË SONDAZH

