Letër Brukselit për maska/ Shqipëria dhe 5 vendet e Ballkanit: Hiqni barrierën, na lejoni t`i blejmë

“Ne, ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit inkurajojmë Komisionin Europian që të përjashtojë vendet e Ballkanit Perëndimor nga kërkesa për autorizim për eksportin e disa produkteve të caktuara mjekësore që kanë lidhje me Covid-19. Kjo gjë do t`i conte një mesazh të fortë solidariteti qytetarëve tanë”-shkruan në Twitter, Nikola Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, duke folur në emër të 5 kolegëve të tij të tjerë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë ministrin tonë të jashtëm në detyrë.

Kërkesa e 6 vendeve vjen në një kohë që vendet europiane e kanë ndaluar eksportin e produkteve të mbrojtjes shëndetësore, dhe për këtë nevojitet një autorizim i veçantë. Ky vendim ka të bëjë kryesisht me maskat, të cilat janë kthyer në produktin më të kërkuar në botë sot. Të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë kështu që të jenë në gjendje që të importojnë maska nga Bashkimi Europian, duke u trajtuar si pjesë e Europës.

Letra i është drejtuar numrit një të politikës së jashtme të Brukselit, Josep Borrell, Komisionerit të Tregtisë, Phil Hogan, si dhe komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi. Sipas letrës, masat e vendosura në fuqi nga Brukseli, e bëjnë shumë më të vështirë për këto vende që të blejnë produkte të tilla si ato të pajisjeve të mbrojtjes personale, kryesisisht maska.

“Rajoni jonë ka vetëm 17 milionë banorë. Blerja e këtyre mallrave nuk do të kishte asnjë impakt negativ në tregun e Bashkimit Europian”-thuhet në letrën e cila është zbardhur nga disa media europiane.

/SCAN

SHKARKO APP