Letra e BE, Tahiri: Inkurajuese, bëjmë maksimumin kundër drogës
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me letrën e marrë sot nga Komisioneri Europian për Çështjet e Emigracionit dhe Sigurisë, Dimitris Avramopulos, i cili vlerësonte përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e cilëson letrën e tij inkurajuese për luftën ndaj kanabisit.
“Përgjigje inkurajuese nga BE dhe Komisioneri Avramopulos për çfarë kemi bërë deri sot kundër drogës, e për çfarë do bëjmë nesër e tutje, bashkë me partnerët. Jemi të vendosur të bëjmë maksimumin, pavarësisht llumit e pengesave nga ata që deri dje ishin në qeveri e na lanë këto kusure, ndërsa sot çirren me gishta në vesh e sy mbyllur”.
KOHA JONË SONDAZH

