“Letra e nëndrejtorit të Burgjeve-Ramës: LSI, 162 të punësuar më tepër se PS!”

 

PD bëri sot një tjetër dokument të një viti më parë, ku nëndrejtori i Burgjeve i shkruante kryeministrit Edi Rama lidhur me punësimet që po bënte LSI-ja.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se përmes kësaj letre, shprehej shqetësimi se për 11 muaj nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë Partia Socialiste, ndërsa 462 i ka LSI-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Ja pra kush është shteti i Edi Ramës. Një shtet që trajtohet si plaçkë që ndahet mes aleatëve si tortë e pushtetit. Një shtet i korruptuar, ku punësimet bëhen ose me firmë të partisë ose me lek nën dorë. Një shtet kriminal që në këtë rast, ka vënë në rrezik edhe sigurinë në burgje për shkak të babëzisë për të trafikuar vendet e punës sipas interesit financiar dhe partiak. Pikërisht këtë shtet jemi ngritur ta shporrim, bashkë me shqiptarët. Partia Demokratike ju ben thirrje, Të enjten në orën 10, të rimblidhemi në dyert e Parlamentit”, tha Arben Ristani sot, duke denoncuar rastin në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?