Letra e plotë e Ilir Metës për Reformën Zgjedhore

 

 

Letra e Ilir Metës

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë dhe zbatimin e parimeve të shtetit të së drejtës për çdo shtet demokratik, i cili aspiron të jetë pjesë e familjes së madhe europiane. Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në BE duhet të përqasë legjislacionin e saj zgjedhor me standardet ndërkombëtare më të mira në këtë fushë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe trasnparente me të gjithë aktorët politik dhe institucionet shtetërore të përfshira apo me detyra të caktuara në procesin e zgjedhjeve. Bazuar në rekomandimet e raporteve përfundimtare të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe zgjedhjet vendore të vitit 2015 si edhe të praktikës më të mirë parlamentare në përgatijen e ndryshimeve në legjislacionin zgjedhore, do të kërkoja nga ju shprehjen e vullnetit për fillimin e këtij procesi në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas ekspertizës së mëparshme ky proces është realizuar nga një komisioni i posacëm parlamentar me përfaqësi të shumicës dhe pakicës parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi sa më sipër për të adresuar në kohë rekomandimet e raporteve të sipwrcituara të OSBE/ODIHR do të vlerësoja që në përfundim të konsultimeve tuaja nwpwrmjet grupeve parlamentare që i përkasin shumicës apo pakicës të përecillni kërkesën me projektvendimin e Kuvendit për formalizimin e këtij komisioni të posacëm parlamentar të cilin do të përcaktohet objekti, mënyra se si do të ushtrohet veprimtaria e këtij komisioni si edhe raportet e përfaqësimit në të.

Një vëmendje të vecantë për këtë cështje ka edhe prezanca e OSBE në Shqipëri, e cila në një takim të posacëm të ambasadorit të saj Raunig me mua si kryetar i Kuvendit ka theksuar nevojën për fillimin dhe zhvillimin në kohë të këtij procesi.

Në përfundim velerësoj se një proces i kryer në kohë është garanci për më shumë për përgatije dhe realizimin e zgjedhjeve sipas tendardeve ndërkombëtare dhe në përputhje me rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR pr zgjedhjet në Shqipwri.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, mbetm në pritje të ndërrmarrjes së nismës nga ana juaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?