Letra e Yuri Kim, Arben Malaj: Mesazh që më shumë se kujtdo i vlen Ramës
Ish- ministri i PS, Arben Malaj ka komentuar letrën e Yuri Kim drejtuar liderëve politikë lidhur me kandidatët për deputetë, duke theksuar se më shumë se kujtdo, ai mesazh i vlen Ramës.
Malaj thotë se Rama promovoi lidhjen e politikën me krimin në nivele të larta politike, dhe deputetët dhe kryebashkiakët s’duhet të jenë përzgjedhje spontane e Ramës, por përzgjedhje me alternative konkurruese.
Më tej ai thekson se Rilindja nuk është PS, por një pjesë e kalbëzuar e saj dhe kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë.
REAGIMI I ARBEN MALAJT
Nje mesazh qe me shume se kujto I vlen Rames I cili promovoj lidhjen e politikes me krimin ne nivele te larta politike. Ja pse kryetari I ri i bashkise Durres nuk duhet te jete nje beton-shites por beton- thyes.
Deputetet dhe Kryetaret e bashkive nuk duhet te jene perzgjedhje individuale e spontane e Rames por perzgjedhje me alternativa konkuruese e qytetareve. Kjo eshte nje aspekt I rendesishem I demokracise funksionale.
Ministrat, deputetet apo Kryetaret e bashkive nuk duhet te jene miq dhe sherbyes e te forteve, por sherbetore te perulur te qytetareve.
Depute dhe ministra nuk duhet te jene perzgjedhje e oligarkeve dhe te forteve por individe me integritet dhe reputation te larte publik.
Ministrat nuk duhet te bejne turizem “kulturore” neper bote me fituesit abuziv te partneriteve publike private preferenciale dhe as nuk duhet te bejne aleanca kriminale vota-vjedhese me djem problematik qe shkatojne “termete elektorale”.
Rilindja edhte kalbezuar nga tolerimi dhe promovimi I krimit ne politik. padija, pa pergjegjshmeria arroganca dhe babezia, korrupsioni dhe kapja e shtetit po i detyrojne shqiptaret ta braktisin vendin.
Rilindja nuk eshte PS por nje pjese e kalbezuar e saj.
Sa me shume ata tremben per fatin e tyre aq me shume keq-perdorin socialistet e thjeshte.
Kjo situate tragjiko-komike duhet te perfundoj sa me pare.
Arbeni