Lëvizja brenda PS/ Ben Blushi, takim të suksesshëm në Peshkopi

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë zhvilluar dje në Peshkopi një takim të hapur me qytetarë. Deputetët socialistë kanë prezantuan platformën e tyre “Shqipëria mbi Partinë”. Në takim ku morën pjesë shumë socialistë  dhe qytetarë të Peshkopisë, Ben Blushi prezantoi pikat kryesore të platformës së tij.

Ai tha se Qeveria dhe ministrat nuk merren më të varfrit. Bushi shtoi se Rilindja mendon vetëm për të pasurit.

“I keni parë ministrat të vijnë të flasin këtu me ju, të ulen të bisedojnë apo ndonjë deputet të tyre? Nuk e bëjnë këtë gjë, për këta rëndësi ka ndriçim në mes të Tiranës, pllaka majolike në Durrës, kulla në Korçë, stadium në Elbasan. Cila parti i mbron të varfrit? I mbron Rilindja? Unë them që jo, Rilindja është vetëm me të pasurit, nëse është edhe me ta. I mbronte PD? Sigurisht që jo, sepse edhe PD-ja këtë varfëri mbolli, që Rilindja po e vazhdon dhe po e korr. Rilindja s’bën asnjë punë, sepse nuk merret me njerëzit. A keni dëgjuar Edi Ramën të rrijë me një të varfër? Po Shqipëria është 905 e varfër. A e keni dëgjuar, e keni parë me kë rri? Vetëm me njerëzit e mbarë, i ka shokët vetëm të pasur”,- tha Blushi.

Sakaq, deputetja Hafizi gjatë fjalës së saj tha se Dibra ka burra dhe gra të zgjuar që do e çojnë vendin në drejtimin e duhur dhe jo në udhë pa krye sikundër po ecën Rilindja.

“Këtë qeverisje nuk e meriton Shqipëria, nuk e meritojnë shqiptarët. Kjo jo politikë për qytetarët. E keni parë dje me Partinë Demokratike dhe sot me Rilindjen. Ne besojmë se kjo Shqipëri meriton një politikë më të mirë”,- deklaroi Hafizi.

Dy deputetët nënvizuan se rruga e Arbrit është një nga projektet më strategjike të vendit, me rëndësi në zhvillimin ekonomik të zonës, por që sipas tyre, nuk ka për të parë dritën e realizimit nën qeverisjen aktuale.

“Nuk kam besim absolutisht se Rilindja ka për ta bërë rrugën e Arbrit, po rruga e Arbirt mund të jetë në dy apo tre investimet strategjike të Shqipërisë”,- shtoi Blushi.

blushi-hafizi

SHKARKO APP