LHK shpallë anëtarë nderi të saj Pandeli Majkon

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se për nder të 7 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka shpallur sot “Anëtar Nderi të LHK “Ali Hadri”, ish – kryeministrin e Shqipërisë Pandeli Majko.

Këtë titull LHK, i jep Majkos për kontributin e dhënë në kauzën kombëtare në luftën për lirinë, pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës.LHK, ka nderuar më herët me këtë titull edhe Islam Laukën, Edmond Panaritin dhe Ditmir Bushatin.

Pandeli Majkos, do t’i ndahet titulli me 17 shkurt 2015, ku për vendin dhe ceremoninë ende nuk është vendosur./KosovaPress/

SHKARKO APP