“Liberalizimi i kanabisit”, reagim kundër edhe nga Kosova: Nga perlë të turizmit, do ta kthejë Shqipërinë në skëterrë të drogës
Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja për dialog mes Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri ka reaguar sot mbi idenë e kryeministrit Rama për liberalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.
“Shumë politikanë u bënë ma doktor se doktorat në këtë kohë pandemie. Mirëpo ma doktori u bë Edi Rama i cili po tenton ta shpall kanabisin si bimë mjekësore për ta kultivuar në Shqipëri. A nuk pa bota mjaft tragjedi nga droga, pandemia aktuale, etj…”, tha ajo.
Më tej pohoi: “Në vend se Shqiperia të bëhet një perlë e turizmit detar, do rrezikoj të shëndrrohet në sketerrë të kanabisit. Çfarë vizioni i mbrapsht!”
KOHA JONË SONDAZH

