Liçaj ndez sheshin: T’i marrim me shkelmat e votës çitjanet e qeverisë, nuk ka lind akoma ai njeri që të nëpërkëmbë shqiptarët

Aktori Neritan Liçaj ka mbajtur një fjalim të fortë në foltoren e sheshit “Nënë Tereza” aty ku Partia Demokratike çeli sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Në çeljen e fushatës së PD-së ishte edhe aktori Nerita Liçaj i cili mbajti një fjalim në podiumin e ngritur në sheshin “Nënë Tereza”

“Ne nuk jemi dembelë dhe as zdromca, por bijtë e shqipes që do fluturojmë lart e do i përplasim votën si shkelm fytyrës çitjanes me çizme të harnuar fushate tredimensionale dhe Lalit me gjuhë nëpërke që nuk na gjunjëzojnë dot e nuk na mposhtin dot. Sot festojmë ringjalljen e shpirtit të shqiptarit.

O pjellë bastarde e paraardhësve tuaj.  Ju shembët tempjut e njeriut teatrot , tempujt e lindjes.

E shqyet Tiranën dhe Shqipërinë dhe pretendoni të vazhdoni të që keni nisur? Asgjë nuk keni nisur.
Do e nisim ne qytetarët që refuzojmë të themi: Ne nuk bëhemi! Jo ne do të bëhemi. Do ju përplasim votën ku e meritoni. Nuk duam që ky qiell të ngjyhet nga ngjyra e  uthullës të pisët të rilindjes.”- tha aktori.

SHKARKO APP