Lider për PD? Biberaj: Basha, Berisha dhe Bardhi nuk krijojnë frymë. Punojnë për interesat e tyre

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, thotë se PD-së i duhen zgjedhje të reja dhe një lidership i ri, pasi Berisha dhe Bardhi, duke përfshirë dhe të tjerët që janë rreth tyre janë karta të djegura dhe nuk ngjallin frymë opozitare. Për të aktorët e tanishëm në PD po luajnë për interesa personale dhe jo për demokratët.

”Berisha, Bardhi, dhe ata që janë rreth tyre nuk punojnë për interesin e demokratëve, por për interesin e tyre personal. Berisha nuk i mbajti premtimet që dha. Rezultati i zgjedhjeve lokale ishte katastrofë.

Një grupim që është tkurrur dhe të gjithë ata që janë rreth Berishës janë karta të djegura. Grupi i Bashës është grup katër apo pesë veta dhe nuk përfaqësojnë asgjë. Bardhi është një aktor jopolitik, që ditën është me Berishën dhe natën me Bashën”, tha Biberaj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?